Sefaja për Hajrizin: I sugjerova ta linte basketbollin, veç një njëri si ai mundet me bërë çka ka bërë ai

Sefaja për Hajrizin: I sugjerova ta linte basketbollin, veç një njëri si ai mundet me bërë çka ka bërë ai

Sport May 28, 2025 - 18:44

Presidenti i KB Trepçës, Vullnet Sefaja ka folur për Drilon Hajrizin, i cili në fillim të sezonit kishte probleme shëndetësore.

“Kur shkova në spital i sugjerova ta linte, ishtë në gjendje tepër të rëndë shëndetësore - veç një njëri si ai mundet me bo çka ka bo”, u shpreh ai.

Sefaja, thotë se Drilon Hajrizi ka një raport të veçantë me klubin. Ai tregon se me superyllin mitrovicas nuk e shikojnë kontratën asnjëra palë.

Tutje, Sefaja ka folur me shumë dashamirësi për Hajrizin, duke u treguar i befasuar me suksesin e tij këtë sezon, marrë parasysh gjendjes shëndetësore të tij para disa muajsh.

“Kur kom shku në spital, i kom sygjeri me lonë [basketbollin]. I kom thonë 'dëgjo, neve na ke mbrapa sa të është jeta, por mos e rrëziko vetën për një top', sepse, ka qenë në një situatë tepër të rëndë shëndetësore. Edhe, veç një njëri si ai mundet me u kthy e me bo çka ka bo ai. Është për çdo lëvdatë", ka thënë Sefaja në Asist.

Ai ka thënë se nuk e di as a ka kontratë Hajrizi, por bën të ditur se largimi i basketbollistit mitrovicas nuk është opsion. /Zëri

\