Kristjan Asllani zbulon kundërshtarin më të vështirë që është përballur këtë sezon

Kristjan Asllani zbulon kundërshtarin më të vështirë që është përballur këtë sezon

Sport May 27, 2025 - 23:03

Në një intervistë të shkurtër së fundmi, Kristjan Asllani ka zbuluar kundërshtarin më të vështirë që është përballur në këtë sezon.

Mesfushori shqiptar ka shansin që të fitojë Ligën e Kampionëve me Interin këtë edicion, pasi përballen me PSG-në në finale më 31 maj.

Kjo deklaratë vjen pas një sezoni intensiv ku Interi dhe Barcelona u përballën në një ndeshje dramatike të Ligës së Kampionëve.

Në një ndeshje me kthesa të papritura, Interi arriti të mposhtë Barcelonën me rezultat 4-3 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, duke kaluar me rezultat të përgjithshëm 7-6.

Ndeshja përfundoi me një fitore dramatike për skuadrën italiane në kohën shtesë, me Davide Frattesi që shënoi golin vendimtar.

Në një pyetje se kush ishte kundërshtari më i vështirë i tyre në këtë sezon, disa yje të Interit, në mesin e tyre edhe Asllani, zgjodhën të gjithë Lamine Yamalin.

Jo vetëm lojtarët e Interit, po edhe shumë legjenda të futbollit dhe lojtarë aktiv, janë të befasuar me cilësitë e 17-vjeçarit të Barcelonës.

Yamali parashihet ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen e afërt, ndoshta mund ta arrijë edhe në fund të këtij viti. 

\