Kosova, gati për garat botërore të pingpongut

Kosova, gati për garat botërore të pingpongut

Sport May 27, 2025 - 20:18

Federata e Pingpongut e Kosovës njofton se përgatitjet për garat e mëdha WTT Youth Contender 29 maj – 1 qershor dhe WTT Feeder Prishtina 3 – 7 qershor janë në fazën përfundimtare, transmeton "Zëri".

Image

Mysafirët e parë nga Korea dhe Japonia tashmë kanë arritur, ndërsa mbikëqyrësja e ngjarjes, Nikoleta Stefanova, po qëndron në Kosovë për të ndjekur nga afër përgatitjet dhe për të koordinuar detajet e fundit.

Salla e madhe sportive në Pallatin e Rinisë po merr pamjen përfundimtare përderisa e gjithë hapësira po përgaditet me kujdes maksimal, në përputhje të plotë me standardet e World Table Tennis.

Image

Ky super event pritet të sjellë në Prishtinë mbi 600 sportistë nga 45 shtete, përfshirë edhe 12 vende që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, një mundësi e madhe për afirmim ndërkombëtar dhe diplomaci sportive.

\