Szczesny gati ta nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën

Szczesny gati ta nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën

Sport May 27, 2025 - 19:12

Portieri i Barcelonës, Wojciech Szczesny, është gati ta nënshkruajë kontratën e tij të re me klubin blaugran.

Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, marrëveshja verbale e cila ishte planifikuar nga Barcelona që nga marsi, pritet të vazhdojë.

Romano tutje shkroi se tani nevojiten hapa zyrtarë, por ai është i vendosur të qëndrojë.

Më 2 tetor 2024, Szczësny u rikthye në futboll pak më shumë se një muaj pasi njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli, duke nënshkruar një kontratë për klubin e La Ligas, Barcelonën, deri në fund të sezonit 2024–25.

Ai u zgjodh për të zëvendësuar portierin e parë të, Ter Stegenin, sezoni i të cilit u ndërpre për shkak të një dëmtimi.

\