
Chelsea apo Betis, kush do triumfojë në finalen e Ligës së Konferencës?
Sport
May 27, 2025 - 17:27
Nuk e ka fituar kurrë ndonjë titull evropian.
Real Betis synon nesër që t’ia bëjë sefte, por që kjo të ndodh, para ka një kundërshtar shumë të vështirë.
Chelsea që konsiderohet favorite në finalen e Konferencës së Evropës, dëshiron që vitrinës së trofeve evropianë, t’ia shtojë edhe këtë të UECL.
“Blutë” e Londrës kanë triumfuar dy herë në kompeticionin kryesor për klube, Ligën e Kampionëve (2012, 2021) dhe po aq herë e fituan edhe UEFA Europa League (2013, 2019).
Kjo super ndeshje zhvillohet në stadiumin polak “Wrocëaw”, duke filluar nga ora 21:00.