
Ngecin bisedimet e kontratës, ylli i Barcelonës rrezikon të largohet në verë
Barcelona duhet të shesë këtë verë në mënyrë që të bëjnë blerjet e dëshiruara dhe ka mundësi që të ndodhë një largim i madh.
Ronald Araujo mund të largohet, ashtu si Frenkie De Jong, pavarësisht faktit që ai është i destinuar që të vazhdojë në Kataloni të paktën edhe për një sezon tjetër.
De Jong do të mbetet pa kontratë në 2026 dhe për këtë arsye, Barcelona ka bërë lëvizje që të arrihet një marrëveshje e re në mënyrë që ai të mos largohet falas në fund të sezonit.
Por pavarësisht optimizmit të mëparshëm, gjërat nuk duken shumë të qarta për momentin.
Siç ka raportuar Relevo, nuk ka pasur ndonjë lëvizje konkrete për situatën e kontratës së De Jong.
Si rezultat, ka shumë mundësi që reprezentuesi holandez të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.
Barcelona nuk po kërkon aktivisht që ta shesë De Jongun, por ata janë të hapur ndaj një marrëveshje nëse është e përshtatshme në aspektin financiar.
Gjërat me De Jong dukeshin premtuese për shkak të rikthimit të tij në formë në 2025, pasi ai kishte fituar sërish pozitën e startuesit.
Hansi Flick ka qenë i kënaqur me paraqitjet e ish-yllit të Ajaxit, por pavarësisht faktit që ai nuk do ta mirëpriste shitjen, Barcelona është e gatshme të shkojë kundër dëshirës së trajnerit nëse arrin ndonjë ofertë e mirë.