Milani e mbyll sezonin me fitore komode ndaj Monzas

Milani e mbyll sezonin me fitore komode ndaj Monzas

Sport May 24, 2025 - 23:04

Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Monzas në kuadër të javës së 38-të në elitën e futbollit italian.

Strahinja Pavlovic pati një rast ideal për gol në minutën e gjashtë, por nuk ia doli ta mposhtë portierin mysafir.

Me rezultat të barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të këtij takimi.

Në minutën e 63-të Joao Felix pati një rast ideal për gol pasi goditi traversën me kokë.

Golin e epërsisë ‘Rossonerët’ e shënuan në minutën e 64-të përmes Matteo Gabbias i cili realizoi me kokë për 1-0.

Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u përkujdes Felix, i cili në minutën e 74-të realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 2-0.

Pas këtij triumfi Milani e mbyll sezonin me 63 pikë të grumbulluara dhe aktualisht mban pozitën e shtatë në tabelë./Telegrafi/

\