Ky do të jetë gjyqtari gjerman që do ta ndajë drejtësinë në finalen e Kupës së Kosovës

Ky do të jetë gjyqtari gjerman që do ta ndajë drejtësinë në finalen e Kupës së Kosovës

Sport May 21, 2025 - 15:34

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka zgjedhur Robert Schroderin si gjyqtar kryesor të finales së Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.

Prishtina dhe Llapi do të ndeshen nesër (e enjte) me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi fituesi i Kupës së Kosovës siguron edhe kualifikimin në garat evropiane, përkatësisht në kualifikueset e Ligës së Evropës.

Rëndësia e ndeshjes ka bërë që FFK-ja të zgjedhë një gjyqtar të huaj për ta ndarë drejtësinë në këtë përballje, e cila pritet të jetë shumë e luftuar dhe e zjarrtë.

Image

Gjyqtari nga Gjermania, Robert Schroder, së bashku me pesë gjyqtarët tjerë gjermanë që do të ndajnë drejtësinë në finalen e Kupës.

Schroderi është një emër relativisht i njohur i gjykimit pasi ka ndarë drejtësinë në 13 ndeshje ndërkombëtare gjatë karrierës së tij, teksa këtë edicion ka referuar edhe katër ndeshje në Bundesligën, pasi ka qenë i lënduar pothuajse gjatë gjithë sezonit 2024/25

Ndryshe, një gjë të tillë e ka bërë ditë më parë edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), e cila për finalen e “Final Four” kishte vendosur që drejtësinë në fushë t’ia besojë një gjyqtari të huaj.

Takimin mes Egnatias dhe Vllaznisë e gjykoi gjyqtari i njohur polak, Szymon Marciniak.

\