
Xherdan Shaqiri në mesin e figurave kosovare që marrin pjesë në banketin e Osmanit në Zvicër
Sport
May 21, 2025 - 15:14
Presidentja Vjosa Osmani do të jetë pjesë e një banketi me homologen e saj të Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutter.
Pos Osmanit, aty do të jenë të pranishme figura të ndryshme të Kosovës, që kanë arritur suksese në shtetin e Zvicrës.
Në mesin e këtyre pjesëmarrësve është dhe futbollisti i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri.
E pos Shaqirit do të jenë të pranishëm edhe Anda Skeja, Avni Orllati, Esat Likaj Islam Aliaj, Sami Gashi dhe Dea Gjinovci.
Osmani në Zvicër do të qëndrojë për dy ditë, sot dhe nesër.