Zyrtare: Betim Haxhimusa rinovon kontratën me FC Ferizajn

Zyrtare: Betim Haxhimusa rinovon kontratën me FC Ferizajn

Sport May 21, 2025 - 14:47

FC Ferizaj ka njoftuar se Betim Haxhimusa ka rinovuar kontratën e tij me klubin.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, përmes një njoftimi në faqe zyrtare në Facebook.

Me rinovimin e kontratës, Haxhimusa do të jetë pjesë e Ferizajt edhe për një sezon tjetër. /Zëri

Postimi i plotë:

Vazhdojmë edhe për një sezon me Betim Haxhimusën!

Sulmuesi ynë me përvojë dhe shpirt luftarak do të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin e ri!

Me grintën dhe energjinë e tij në fushë, Betimi do të vazhdojë të japë gjithçka për fanellën e klubit tonë!

\