Trepça për ta mbrojtur titullin, Bashkimi për ta barazuar serinë finale

Trepça për ta mbrojtur titullin, Bashkimi për ta barazuar serinë finale

Sport May 21, 2025 - 10:11

Sonte (e mërkurë) do të zhvillohet ndeshja e gjashtë finale mes Trepçës dhe Bashkimit.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Minatori” dhe fillon në orën 19:00.

Seria finale aktualisht është 2-3, teksa Minatorët janë një fitore larg për ta mbrojtur titullin kampion, kurse Bashkimi synon ta barazojë serinë.

Kujtojmë se skuadra e cila i regjistron katër fitore e para shpallet kampione e Kosovës. /Zëri

\