Serie A: Gara për vendin e katërt mbetet e hapur – Juventus, Roma dhe Lazio në luftë për Ligën e Kampionëve

Serie A: Gara për vendin e katërt mbetet e hapur – Juventus, Roma dhe Lazio në luftë për Ligën e Kampionëve

Sport May 20, 2025 - 21:49

Në prag të javës së fundit të sezonit në Serie A, gara për vendin e katërt – që siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të UEFA Champions League – është ende e hapur mes tri skuadrave: Juventus, Roma dhe Lazio.

Të gjitha këto ekipe do të zbresin në fushë këtë të diel në orën 20:45, dhe me vetëm një ndeshje të mbetur, çdo pikë do të jetë vendimtare.

Situata aktuale:

Juventus luan në transfertë ndaj Venezias

Roma përballet në udhëtim me Torinon

Lazio pret në shtëpi Leccen

Në total, ekzistojnë 27 kombinime të mundshme rezultatesh nga këto tri ndeshje. Sipas këtyre kombinimeve:

17 prej tyre e çojnë Juventusin në Champions League

6 kombinime e kualifikojnë Romën

2 kombinime favorizojnë Lazion

2 të tjera mund të çojnë në barazim total dhe vendimi të merret në bazë të golavarazhit ose ndoshta edhe me short

Kombinimet që kualifikojnë Juventusin:

Juventusi e ka fatin në duart e veta: fitorja në ndeshjen kundër Venezias e siguron përfundimisht vendin e katërt. Në shumicën e skenarëve ku Juventus nuk humb, ai del fitues në garën për top-katërshe – përfshirë edhe barazime ku Roma apo Lazio nuk arrijnë rezultate të plota.

Kombinimet që kualifikojnë Romën:

Roma ka nevojë për fitore ndaj Torinos, por gjithashtu duhet që Juventusi të dështojë të fitojë. Vetëm gjashtë nga 27 skenarët e mundshëm e çojnë ekipin e Claudio Ranierit në Champions.

Kombinimet që favorizojnë Lazion:

Lazio, në anën tjetër, ka shanse shumë më të vogla – vetëm dy skenarë e vendosin atë në vendin e katërt. Kjo ndodh vetëm nëse Lazio fiton dhe si Juventus, ashtu edhe Roma nuk fitojnë.

Skenarë të pazakontë:

Dy skenarë të veçantë parashikojnë një barazim të plotë në pikë dhe ndoshta edhe në golaverazhmes Juventusit dhe Romës – që do të kërkonte vendim nga kriteret dytësore ose madje hedhje shorti për vendin e katërt.

Të dielën mbrëma, tifozët e Juventusit, Romës dhe Lazios do të ndjekin me ankth zhvillimet nga tri stadiume të ndryshme, ndërsa fati i një vendi të artë në Champions League do të vendoset në 90 minutat e fundit të sezonit.

\