Barça e “blindon” Raphinën deri në korrik të 2028-ës

Barça e “blindon” Raphinën deri në korrik të 2028-ës

Sport May 20, 2025 - 20:34

Kampioni i ri i Spanjës, Barcelona, ka rënë dakord me Raphinën për kontratën e re të lojtarit.

Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, kontrata e re e Raphinës do të jetë valide deri në korrik të vitit 2028, transmeton Klankosova.tv.

Romano tha se Raphina së shpejti do ta nënshkruajë kontratën e re me klubin katalanas, në të cilin shkëlqeu këtë sezon.

\