Gjyqtarët nga Kosova ndajnë drejtësinë në ndeshjet europiane

Gjyqtarët nga Kosova ndajnë drejtësinë në ndeshjet europiane

Sport May 20, 2025 - 19:59

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar të martën për gjyqtarët kosovarë të basketbollit që do të drejtojnë ndeshje në garat evropiane të përfaqësueseve që zhvillohen gjatë verës.

“Gjyqtarët do të jenë pjesë e rëndësishme për garat ndërkombëtare. Nga Kosova kanë marrë 11 delegime ku do të ndajnë drejtësinë. Gjyqtarët nga Kosova janë të nominuar nga FIBA, duke vazhduar traditën për të gjykuar në ngjarje të rëndësishme të basketbollit evropian”, shkruan në njoftimin e FBK-së.

Gjyqtarët nga Kosova janë të nominuar nga FIBA, duke vazhduar traditën për të gjykuar në ngjarje të rëndësishme të basketbollit evropian.

\