
“Shumë shpejt, shihemi në stadiumin e ri” – Alban Hyseni i jep lajmin e madh gjilanasve për stadiumin e qytetit
Në stadiumin e Gjilanit së shpejti pritet të fillojnë punimet për vazhdimin e rindërtimit.
Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim lidhur me ankesat e paraqitura për tenderin e stadiumit në Gjilan, duke refuzuar njërën dhe miratuar pjesërisht tjetrën.
E tanimë nuk do të ketë pengesa, pasi kontrata është nënshkruar dhe së shpejti pritet të nisin punimet.
Ka qenë i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni që ka konfirmuar se kontrata është nënshkruar dhe së shpejti do të shihemi në stadiumin e ri.
Njoftimi i plotë nga Alban Hyseni (pa ndërhyrje):
U NËNSHKRUA KONTRATA për Stadiumin e Gjilanit!
Shumë shpejt nisin punimet dhe nis edhe një epokë e re për sportin në Gjilan.
Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh!
Shpejt, shumë shpejt… shihemi në stadiumin e ri!