Kosova, kampione në pingpong dhe shigjetari në Lojërat Sportive të Evropës dhe Ballkanit

Kosova, kampione në pingpong dhe shigjetari në Lojërat Sportive të Evropës dhe Ballkanit

Sport May 20, 2025 - 11:18

Në Lojërat e dyta Sportive të Evropës dhe Ballkanit, të organizuara nga Fondacioni Turk Maarif në Maqedoninë e Veriut, Kosova ka fituar vendin e parë në pingpong dhe shigjetari.

Garat, të mbajtura më 17-18 maj 2025, mblodhën pjesëmarrës nga Kosova, Austria, Belgjika, Franca, Rumania, Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Nga Kosova, Raonar Zogaj fitoi vendin e parë në disiplinën e shigjetarisë. Ndërsa në turneun e pingpongut, ku morën pjesë sportistë nga 8 shtete, Shkollat Ndërkombëtare Maarif në Kosovë shënuan një sukses të dyfishtë: Resul Smaili fitoi vendin e parë, ndërsa Ari Krasniqi u rendit në vendin e dytë.

Pjesëmarrja e sportistëve kosovarë në këto gara u organizua nga Përfaqësia e Fondacionit Turk Maarif në Kosovë. Lojërat, që bashkuan sportistë nga vende të ndryshme në një atmosferë sportive dhe kulturore, u zhvilluan në disiplinat: futsall, pingpong dhe harkëtari.

Ceremonia hapëse e Lojërave të II-ta Sportive të Evropës dhe Ballkanit u bë nga anëtari i Bordit të Fondacionit Turk Maarif, Ali Çiçek. /Zëri

Image
\