
Më të mirët në histori sipas IFFHS: Messi në krye, pozita e Ronaldos befasi
Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka publikuar në faqen e saj zyrtare listën e lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave, duke zgjuar reagime të shumta në botën e futbollit.
Ylli argjentinas Lionel Messi kryesoi listën, si më i miri në histori, ndërsa nuk ka dhënë detaje më shumë.
Edhe pse IFFHS nuk ka ofruar detaje mbi metodologjinë e renditjes, përzgjedhja e emrave tregon qartazi ndikimin dhe arritjet e secilit prej tyre në futbollin botëror.
Braziliani Pelé u rendit në vendin e dytë, dhe argjentinasi Diego Armando Maradona në të tretin.
Në vendin e katërt është portugezi Cristiano Ronaldo, duke i cilësuar më poshtë se sa tre emrat e nënvizuar më lartë.
Holandezi Johan Cruyff në të pestin, ndërsa braziliani magjik Ronaldo Nazário është në të gjashtin.
Në vendin e shtatë është francezi Zinedine Zidane, në të tetin ishte gjermani Franz Beckenbauer. Lista e top 10 mbyllet nga Alfredo Di Stéfano dhe Ronaldinho.
Ndërsa lista ka përfshirë emrat më me ndikim në historinë e futbollit, disa figura të tjera ikonike si Michel Platini, Ference Puscas George Best, Paolo Maldini, Xavi Hernandez apo Andrés Iniesta nuk janë renditur në top 10, ndonëse kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në lojën më të bukur në botë.
