
Liverpooli përballet me Real Madridin dhe Barcelonën për yllin e Crystal Palace
Mesfushori i Crystal Palace, Adam Wharton, ka përfunduar në radarin e tri prej klubeve më të mëdha evropiane, të cilat e duan gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas Daily Mail, Liverpooli pritet të hasë konkurrencë të fortë në ndjekjen e mundshme për transferimit të Wharton nga Crystal Palace.
Reds janë admirues të mëdhenj të cilësive të anglezit dhe janë të interesuar ta nënshkruajnë atë për të përmirësuar mesfushën e tyre.
Megjithatë, Real Madridi dhe Barcelona kanë treguar gjithashtu interes për mesfushorin 21-vjeçar, i cili do të luajë në finalen e tij të parë të Kupës FA për Crystal Palace kundër Manchester Cityt.
“Shqiponjat” nuk do të jenë të gatshme ta lënë lojtarit të largohet me çmim të lirë dhe mund të kërkojnë deri në 60 milionë funte (71 milionë euro) për të konsideruar shitjen e tij.
Ndryshe, 21-vjeçari ka bërë 26 paraqitje për Crystal Palace këtë sezon, duke dhënë dy asistime, teksa është edhe reprezentues i Anglisë.
Liverpool are set to rival Real Madrid and Barcelona for £60m-rated Crystal Palace and England midfielder Adam Wharton.
— The Touchline | Football Coverage (@TouchlineX) May 17, 2025
— @MailSport pic.twitter.com/x1PH6MOVty