Shtyhet pësëri finalja e Kupës së Kosovës, shkak u bë një arsye e veçantë

Shtyhet pësëri finalja e Kupës së Kosovës, shkak u bë një arsye e veçantë

Sport May 13, 2025 - 16:52

Fillimisht ishte bërë e ditur se finalja e Kupës së Kosovës, mes Prishtinës dhe Llapit do të luhej më 14 maj, ditë e mërkurë.

Mirëpo, pas kërkesës së klubeve, finalja u shty për një javë më vonë, pra në datën 21 maj.

Por, edhe kjo datë nuk u pëlqye dhe u ndryshua sërish, me njoftimin që erdhi ditën e sotme.

FFK-ja e ka ndryshuar datën e finales së Kupës, për 22 maj, për shkak të një arsyeje të veçantë.

Shtëpia e futbollit kosovar e shtyu ndeshjen finale, shkaku i finales së Ligës së Europës, e cila luhet me 21 maj.

Finalja e Kupës së Kosovës do të luhet tashmë edhe zyrtarisht me 22 maj, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

Fituesi aktual i Kupës është Ballkani, i cili e kishte mposhtur vjet Prishtinën, pas penalltive.

\