Gjesti ju fton në stadium për ndeshjen ndaj Serbisë: Krejt në stadium me 7 qershor

Gjesti ju fton në stadium për ndeshjen ndaj Serbisë: Krejt në stadium me 7 qershor

Sport April 20, 2025 - 14:52

Pas fitores së tij në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti raportohet se do të ketë një performancë të veçantë përpara fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë më 7 qershor, në Tiranë.

Në një video që po qarkullon gjerësisht në rrjet, Gjesti shfaqet duke thënë: “Më 7 qershor, krejt në stadium,” një mesazh që ka shtuar edhe më shumë entuziazmin për këtë duel të madh që do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Raportohet se Gjesti pritet të këndojë para mijëra tifozëve në “Air Albania” si pjesë e spektaklit para ndeshjes mes kuqezinjve dhe Serbisë.

 

\