Llapi mposht Feronikelin ’74, Ferizaj fiton ndaj Malishevës
Sport
April 16, 2025 - 17:03
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës në kuadër të xhiros së 29-të në program.
Llapi ka arritur të shënojë fitore minimale ndaj Feronikelit ’74 në sadiumin “Zahir Pajaziti”.
Golin e fitores për llapjanët arriti ta shënojë Ardit Tahiri nga penalltia në minutën e 45-të.
Me këtë fitore, Llapi është i shtati me 36 pikë, kurse Nikli i fundit me 14 sosh.
Fitore minimale ka shënuar edhe Ferizaj ndaj Malishevës në Ferizaj.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-0, ku golashënuesi ishte Edon Sadriu (35’).
Pas kësaj fitore, Ferizaj e sheh vetën i katërti me 41 pikë, kurse Malisheva e treta me 47 sosh. /Zëri