S’ka fitues në derbin e Manchesterit, Unitedi dhe City ndajnë pikët

S’ka fitues në derbin e Manchesterit, Unitedi dhe City ndajnë pikët

Sport April 06, 2025 - 19:32

Manchester United dhe Manchestet City kanë barazuar me rezultat 0-0 në kuadër të javës së 31-të të Ligës Premier.  

Ndeshja ishte e luftuar, por pa shumë raste të krijuara nga të dyja ekipet, që duket se barazimi ishte shpëtim për të dyja palët. 

Pjesa e parë nuk solli asnjë rast për ta shënuar, ndërsa e dyta ishte më e gjallë. 

Phil Foden në minutën e 48-të ka mundur t’i ndryshojë shifrat, por gjuajtja e tij u ndal. 

Man Utd ka mundur të fitojë penallti në minutën e 81-të, kur Casemiro u rrëzua në zonë, por gjyqtari nuk tregoi në pikën e bardhë. 

Në minutat e mbetur, Man Utd kërkoi fitoren, por nuk ia arriti. 

Man Utd mbetet në vendin e  13-të me 38 pikë, ndërsa Man City mban vendin e pestë me 52 pikë.