Scaloni për deklaratën e Raphinhas para ndeshjes ndaj Argjentinës: E fal sepse e di që s’e bëri me qëllim, ai mbrojti vendin e tij
Lionel Scaloni ka reaguar pas deklaratës së sulmuesit të Brazilit, Raphinhas, para ndeshjes me Argjentinën.
Raphinha, në një intervistë kishte bërë një deklaratë të bujshme një ditë para ndeshjes Argjentinë – Brazil, duke thënë: “Do t’i mposhtim, pa dyshim. Brenda dhe jashtë fushës, nëse duhet".
“A do të përpiqesh të shënosh kundër Argjentinës?”, e kishte pyetur gazetari Romario.
“Po, me gjithçka do të mundohem të shënoj”, u përgjigj ai.
Por ishte ajo që u tha më pas që ka shokuar tifozët dhe pa dyshim ka irrituar lojtarët dhe tifozët e Argjentinës.
“Fu*ck them…! (Le t’i q…)”, tha Romario.
“Fu*ck them…! (Le t’i q…)”, përsëriti Raphinha.
Kjo deklarata ngjalli reagime te shumta ku së fundmi ka reaguar edhe selektori i Argjentinës, Scaloni ku tha se e ka falur Raphinhan pasi sipas tij ai nuk e bëri me qëllim.
“Unë e fal Raphinhan, sepse e di që ai nuk e bëri me qëllim, ai po mbron vendin e tij. Jam plotësisht i sigurt se ai nuk donte të lëndonte askënd. Ne nuk luajtëm kështu për shkak të kësaj. Respekt", tha selektori.
Ndërkohë, Argjentina arriti ta mposht Brazilin me rezultat 4-1 pas mesnatës së të martës. Kësisoj, Argjentina festoi kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026, pasi paraprakisht e kishte siguruar edhe matematikisht. /Zëri