Notat e lojtarëve: Shqipëria 3-0 Andorrë, Manaj shkëlqeu

Notat e lojtarëve: Shqipëria 3-0 Andorrë, Manaj shkëlqeu

Sport March 24, 2025 - 23:11

Shqipëria ka arritur të regjistrojë fitoren e pare në kualifikimet e Kampionatit Botëror 2026, pasi mposhti Andorrën.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 3-0.

Dy golat e para u shënuan nga Manaj (8’, 19’) dhe i treti nga Uzuni (90+2’).

Në këtë takim, më i miri ishte Rey Manaj i cili u vlerësua me notën 8.7, i ndjekur nga Kristjan Asllani i cili mori notën 8.4.

Lojtarë të tjerë të dalluar në këtë përballje ishin edhe Arbër Hoxha (7.8), Myrto Uzuni (7.7) Naser Aliji dhe Ivan Balliu (7.5).

Dështimi i ndeshjes në këtë sfidë doli të jetë mbrojtësi i majtë i Andorrës, Marc Garcia, i cili mori notën 5.9.

Me këtë fitore, Shqipëria e sheh vetën në vendin e dytë me tre pike, kurse Andorra e fundit me 0 sosh. /Zëri

Vlerësimi i të gjithë lojtarëve:

https://www.sofascore.com/player/rey-manaj/587882