
Ngritja në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kosova fiton shumë nga UEFA
Kombëtarja e Kosovës ka arritur një sukses historik, pasi është ngritur nga Liga C në Ligën D të Ligës së Kombeve.
Shtatë vjet më parë Dardanët e nisën nga Liga D, derisa tani janë në B, ku janë në mesin e 32 kombëtareve më të mira në Evropë.
E ngritja në Ligën B i sjell edhe të ardhura shtesë Federatës së Futbollit të Kosovës.
Sipas rregullit të shtëpisë më të madhe evropiane të futbollit UEFA, kombëtaret që garojnë në Ligën B përfitojnë 1.5 milion euro, shifër që është jashtëzakonisht e lartë për federatat e shteteve të vogla.
Këto të ardhura janë të garantuara tanimë, por ato mund të jenë edhe më të mëdha kur merren parasysh edhe të drejtat televizive.
Ky është një vendim i UEFA-s i marrë në vitin 2018.
Ndërkohë fituesi i përgjithshëm i Ligës së Kombeve, ku mund të jetë një nga kombëtaret si Gjermania, Franca, Spanja apo Portugalia do të fitojë 10.5 milionë euro.