Franco Foda flet për situatën e Etnik Brrutit: Ka qenë vendimi i tij, te Kosova duhet të luhet me zemër

Franco Foda flet për situatën e Etnik Brrutit: Ka qenë vendimi i tij, te Kosova duhet të luhet me zemër

Sport March 17, 2025 - 12:24

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një konferencë për media para dy ndeshjeve që “Dardanët” do t’i zhvillojnë gjatë këtij muaji.

Kosova do të luajë ndaj Islandës dy ndeshje vajtje-ardhje të vlefshme për play-off të Ligës së Kombeve.

Tekniku gjerman menjëherë u pyet për situatën e Etnik Brrutit, i cili nga grup-moshat e Kosovës vendosi ta përfaqësojë Shqipërinë.

Ai e ka vlerësuar Brrutin si një lojtar me perspektivë të madhe, për të cilin tha se e kishte përcjellë në kampin stërvitor stërvitor.

“E kemi shikuar Brrutin në kampin në stërvitor në janar gjithashtu e kemi përcjell edhe te Malisheva. I kam dhënë sqarimet dhe konsultat e mia ai ka qenë një lojtar me perspektivë”.

Foda tutje tha se te Kosova për të ka rëndësi që një lojtar të luajë me zemër dhe se zgjedhja e Brrutit për ta përfaqësuar Shqipërinë duhet të respektohet.

“Ka qenë një lojtar me perspektivë, kapiten i grup-moshave, por për mua me rëndësi është që një lojtar të luajë me zemër për Kosovën”.

“Ai ka vendosur që të luajë për Shqipërinë dhe është vendimi i tij, duhet ta pranojmë”, ka thënë Foda.

Kujtojmë se ndeshja e parë ndaj Islandës do të luhet më 20 mars në “Fadil Vokrri”, teksa ajo e kthimit tri ditë më vonë (23 mars).