Luhet në Murcia të Spanjës, dalin në shitje biletat e ndeshjes Islandë – Kosovë

Luhet në Murcia të Spanjës, dalin në shitje biletat e ndeshjes Islandë – Kosovë

Sport March 13, 2025 - 13:45

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme për Play-Off të Ligës së Kombeve.

Dardanët do të përballen me Islandën më 20 mars në Prishtinë dhe tri ditë më vonë në Murica të Spanjës.

Tanimë kanë dalë biletat në shitje për ndeshjen që Kosova e zhvillon si mysafir.

Njoftimi i plotë nga FFK-ja:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit të play-off-it të Ligës së Kombeve, ndërmjet Islandës dhe Kosovës, e cila zhvillohet më 23 mars në “Estadio Nueva Condomina” në Murcia të Spanjës.

Tifozët dardanë që dëshirojnë të ndjekin nga afër këtë përballje, duhet të blejnë biletat vetëm në sektorët e caktuar nga Federata e Futbollit e Islandës (sektorët 3 dhe 4), derisa çmimi është 30 euro.

FFK-ja fton të gjithë tifozët e Kosovës, të cilët kanë mundësi që të jenë pjesë e kësaj ndeshje dhe të mbështesin ekipin dardan drejt objektivit për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Linku për blerjen e biletave mund ta gjeni: KETU