
Ndeshja Atletico – Real Madridi shkon në vazhdime, kualifikohen Arsenali dhe Aston Villa
Sport
March 12, 2025 - 22:55
Atletico – Real Madridi kanë shkuar në vazhdime, në kuadër të rundit të 16-të të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshja e dytë edhe pse u fitua 1-0 nga Atletico, ai i përgjithshmi rezultoi 2-2, kështu duke e dërguar duelin në vazhdime me dy pjesë nga 15 minuta.
Në rast se as në vazhdime s’ka fitues atëherë takimi shkon në penallti.
Në anën tjetër, Arsenali ka barazuar me PSV Eindhovenin, megjithatë ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Emirates” përfundoi me rezultat 2-2, teksa triumfoi me rezultat të përgjithshëm 9-3.
Poashtu edhe Aston Villa është kualifikuar tutje, pasi mposhti Club Bruggen 3-0, kurse me rezultat të përgjithshëm 6-1. /Zëri