
Yamali pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr
Lamine Yamal është duke agjëruar dhe ai këtë e ka pranuar edhe publikisht.
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, bëri iftar gjatë ndeshjes së 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Benficas në stadiumin Montjuic, dhe një nga lojtarët më të talentuar në botë tani ka folur hapur për besimet e tij fetare dhe agjërimin gjatë Ramazanit.
Yamal pranoi se është një besimtar i madh dhe shpjegoi se si ndikon agjërimi tek ai.
“Unë jam besimtar dhe jam mjaftueshëm i shëndetshëm për të agjëruar. Zgjohem në 5 të mëngjesit për t’u falur dhe për të pirë diçka, sepse ajo ndihmonë trupin të qëndrojë i hidratuar gjatë gjithë ditës”, tha Yamal.
Ai shpjegoi se agjërimi nuk ndikon në performancën e tij në fushë dhe se ka mbështetje të plotë te Barcelona.
“Agjërimi nuk ndikon në performancën time. Klubi është plotësisht i përgatitur për të dhe na ofron gjithçka që na nevojitet për të qenë 100 për qind,” tha Yamal.
Babai i tij Mounir Nasraoui është nga Maroku, dhe nëna e tij Sheila Ebana është nga Guinea Ekuatoriale. Yamal, përpara se të vendoste të luante për Spanjën, kishte mundësinë të përfaqësonte ndonjë nga këto vende, por zgjodhi vendin ku u rrit. /telegrafi/