Prishtina synon fitoren e parë në pranverë ndaj Dukagjinit, formacionet zyrtare

Prishtina synon fitoren e parë në pranverë ndaj Dukagjinit, formacionet zyrtare

Sport March 12, 2025 - 11:44

Prishtina dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit janë nikoqir të klinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në ‘Kampin Nacional’ në Hajvali me fillim nga ora 12:30.

Ekipi i Jean Michel Cavallit nuk di për fitore në pesë ndeshjet e para të pranverës dhe synon pikët e para të plota për t’u ngjitur përsëri në tabelë.

Në anën tjetër, ekipi i Ismet Munishit vjen nga një fitore e madhe ndaj Malishevës dhe synon rezultatin e radhës pozitiv për të mos rënë në zonën e rrezikshme.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Prishtina: Nika; Limani, Ajdini, Raqi; Yakubu, Islami, Nimani, Llugiqi, Gallapeni; Kryeziu, Gnapi;

Dukagjini: Margano; Sinani, Basri, Syla, Neziri; Pefqeli, Xhemajli, Millaku, Isufi; Mërlaku, Berisha;