
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas “veprës artistike”
Lamine Yamal bëri një tjetër shfaqje brilante në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-tës kundër Benficas. Loja e tij ishte e shkëlqyer, njësoj sikurse goli nga distanca.
Barcelona fitoi me rezultat 3-1 ndeshjen kthyese ndaj Benficës duke siguruar kualifikimin në çerekfinale falë dy golave të Raphinhas dhe një të Yamal.
Me golin dhe fitoren ndaj portugezëve, që i çon në çerekfinale është shprehur shumë i lumtur edhe vetë Lamine.
“Është goli më i mirë që kam shënuar me Barcelonën, në të njëjtin nivel me atë që kam shënuar në Evropian”, ka thënë Yamal pas ndeshjes.

Në moshën e tij të re, lojtari i Barçës është një rekordmen i vërtetë. Në ndeshjen kundër Benficës, Lamine u bë lojtari më i ri që shënoi gol dhe asistoi në të njëjtën ndeshje.
Me golin ndaj portugezëve, lojtari i Barçës tani ka 12 gola këtë sezon. Ai ka shënuar në të katër garat ku ka marrë pjesë, ndonëse është duke luftuar më shumë se sa pritej në ligë. E nisi shumë mirë, por që nga 26 tetori në El Clasico nuk ka shënuar më.
@messiabsolxte Lamine Yamal Goal Today Vs Benficaëë#lamineyamal #yamal #barcelona #benfica #ChampionsLeague #yamalgoal #goal #today #barcelonavsbenfica #football #edit #footballedit #viral #viralvideo #fyp #foryou ë TOPA TOPA TOPA - NXGHT! & Scythermane & VAITO