
Bayern Munichu dhe Interi kalojnë tutje, ndeshja Liverpool – PSG shkon në vazhdime
Sport
March 11, 2025 - 22:58
Kanë përfunduar dy nga tre ndeshjet e Ligës së Kampionëve, në kuadër të rundit të 16-të.
Bayern Munichu ka arritur të kualifikohet në fazën çerekfinale, pasi mposhti Leverkusenin me rezultat 0-2, kurse me atë të përgjithshëm 5-0.
Në çerekfinale ka shkuar edhe Interi pasi mposhti Feyenoordin me rezultat 2-1, kurse 4-1 me atë të përgjithshëm.
Fitues nuk ka sjellur dueli Liverpool – PSG, ku tashmë ndeshja ka shkuar në vazhdime, pasi takimi përfundoi me rezultat të përgjithshëm 1-1.
Në rast se nuk ka fitues as pas vazhdimeve, ndeshja shkon në penallti. /Zëri