Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Yamali për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Yamali për Barcelonën

Sport March 11, 2025 - 22:19

Tifozët mbetën të habitur nga ajo që ndodhi pasi Lamine Yamal shënoi në ndeshjen e dytë të të Barcelonës kundër Benficas në Ligën e Kampionëve.

Sensacioni 17 vjeçar dha asistimin për golin e Raphinhas, i cili hapi rezultatin në minutën e 11-të, pasi ai kaloi dy mbrojtësit e Benficas përpara se ajo që dukej si një pasim i devijuar, të gjente rrugën te braziliani, i cili nuk gaboi nga afër.

Skuadra mysafire barazoi me kokën e Nicolas Otamendit vetëm dy minuta më vonë, përpara se Raphinha, këtë herë, të kthente favorin te Yamal, që nuk i la asnjë shans Anatoliy Trubin në portën e Benficas.

Por ishte ajo që ndodhi pas golit të tij që ka bërë të flasin fansat.

Anëtari që merret me pajisjet e lojtarëve të Barcelonës po priste në fushë me një palë atlete të reja pasi me ato që shënoi Yamal dukej se ishin dëmtuar.

Fansat ishin të shpejtë për të dhënë mendimet e tyre në rrjetet sociale.

Njëri tha: “Lamine Yamal duke shënuar dhe asistuar me atlete të grisura”.

Një i dytë shtoi: “Lamine Yamal meriton më mirë. A po luan ai me atlete e grisura?”.

Ndërsa një i tretë komentoi: “Kjo është një pamje e keqe në atletet e Lamine Yamal”. 

Image