
Pjesa e parë: Barcelona po fiton bindshëm ndaj Benficës
Sport
March 11, 2025 - 19:36
Ka përfunduar pjesa e pare e ndeshjes kthyese Barcelona – Benfica në kuadër të rundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.
Barcelona është duke fituar me rezultat bindës 3-1 ndaj Benficës.
Golat për blaugranët i shënuan Raphinha (11’, 42’) dhe Lamine Yamal (27’), kurse për skuadrën mysafire realizoi Otamendi (13’).
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin olimpik “Lluis Companys”. /Zëri