
Steph Curry zbulon kundërshtarin më të vështirë që është përballur në NBA
Sport
March 11, 2025 - 19:09
Steph Curry e ka emëruar kundërshtarin më të vështirë që është përballur në NBA dhe nuk është LeBron James ose Kobe Bryant.
36-vjeçari Curry është një nga lojtarët më të mirë të NBA-së në dy dekadat e fundit, duke fituar katër herë titullin e kampionit dhe duke u shpallur dy herë “MVP”.
Dhe pavarësisht se ka luajtur ndaj LeBron Jamesit, Luka Doncicit, ai e ka emëruar një yll tjetër të NBA-së si kundërshtarin më të vështirë që është përballur.
Ai ka zbuluar se vëllau i tij, Seph, i cili luan te Charlotte Hornets është kundërshtari më i vështirë që ai ka pasur punë.
“Sinqerisht, mendoj se është vëllai im, shkaku që ai më njeh shumë mirë. Jashtë vëllait tim, mund të them që është Tony Allen ose Avery Bradley”, tha Steph për “GQ” më 2022.