Drita për ta mbyllur garën e titullit, Ballkani për ta rihapur – formacionet zyrtare

Drita për ta mbyllur garën e titullit, Ballkani për ta rihapur – formacionet zyrtare

Sport March 11, 2025 - 13:04

Drita dhe Ballkani do të takohen në derbin e xhiros së 24-t në Albi Mall Superligë.

Është përballje e dy skuadrave të para në tabelë, ku fitorja vlen shumë si për njërën, ashtu edhe për tjetrën.

Drita ka 10 pikë diferencë me Ballkanin dhe synon që me një trepikësh eventual të bëjë hap gjigant drejt titullit të kampionit.

Nga ana tjetër, suharekasit kërkojnë tre pikë në Gjilan, në mënyrë që ta rihapin garën për titull të kampionit.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, B. Krasniqi, Mesa, Bejtulai, Sheji, Dabiqaj, Broja, Ajzeraj, Zulfiji, Tusha, Manaj.

Ballkani: Iljazi, Jashanica, Thaqi, Ismajlgeci, Halili, Potoku, Giovanni, Da Silva, Hamidi, Adetunji.