Roma fiton në udhëtim te Empoli, vendos goli i Soules

Roma fiton në udhëtim te Empoli, vendos goli i Soules

Sport March 09, 2025 - 19:55

Roma ka arritur të shënojë fitore minimale në udhëtim te Empoli në kuadër të xhiros së 28-të në Serie A.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Carlo Castellani” përfundoi me rezultat 1-0.

Golin e fitores arriti ta shënojë Soule qysh në minutën e pare të lojës.

Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja mori rezultatin përfundimtar 1-0.

Me këtë fitore, Roma e sheh vetën në vendin e shtatë me 46 pikë, kurse Empoli mbetet i 18-ti me 22 sosh. /Zëri