
Real Madridi fiton ngushtë ndaj Rayo Vallecanos
Sport
March 09, 2025 - 18:24
Real Madridi ka arritur të shënojë fitore të ngushtë ndaj Rayo Vallecanos, në kuadër të xhiros së 27-të në La Liga.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultat 2-1.
Golat për Los Blancos i shënuan Mbappe (30’) dhe Vinicius Jr (34’), kurse për Vallecanon realizoi Diaz (45+2’).
Me këtë fitore, Madridi është në vendin e dytë me 57 pikë, kurse Vallecano mbetet i shtati me 36 sosh. /Zëri