
Llapi minimalisht ndaj Dritës
Sport
March 08, 2025 - 16:05
Llapi ka arritur një fitore të madhe në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur lideren e tabelës, Dritën.
Llapjanët ia morën tri pikë Dritës, pas fitores minimale të arritur në Podujevë.
Llapi fitoi 1-0, me golin e shënuar nga Ardit Tahiri në minutën e 16-të të takimit.
Me këtë fitore, Llapi del nga zona e rrezikshme, duke u pozicionuar i shtati tashmë me 26 pikë.
Ndërkohë, Drita mbetet e para, por tashmë me vetëm 10 pikë para Ballkanit, që është i dyti.
Ndeshjen e ardhshme, Drita i bën konak pikërisht Ballkanit, me ndeshjen që luhet më 22 mars në Gjilan.
Ndërkohë, Llapi po atë ditë do të ketë punë me Ferizajn.