
Liverpooli, Barcelona dhe Bayern Munichu kryejnë detyrën në ndeshjet e tyre të para në Champions
Sport
March 05, 2025 - 22:59
Kanë përfunduar tre ndeshjet e Ligës së Kampionëve, në kuadër të fazes së 1/8-tës.
Liverpooli ka arritur të fitojë në udhëtim te PSG-ja me rezultat minimal 1-0. Golin e fitores arriti ta shënojë Elliot në minutën e 87-të.
Me rezultat minimal ka fituar edhe Barcelona në udhëtim te Benfica, e cila luajti me dhjetë lojtar që nga minuta e 22-të, ku Cubarsi u përjashtua direkt me të kuq. Golashënuesi ishte Raphinha i cili shënojë në minutën e 61-të.
Po ashtu, edhe Bayern Munichu ka triumfuar ndaj Bayer Leverkusenit në “Allianz Arena”.
Djemtë e Kompanyt triumfuan me rezultat 3-0 ndaj atyre të Xabi Alonsos.
Golat u shënuan nga Harry Kane (9’, 75’) dhe Musiala (54’).
Ndeshjet kthyese do të zhvillohen javën e ardhshme. /Zëri