
Ankesat e ashpra ndaj gjyqtarit, trajner Fonseca merr dënim të rëndë dhe të paparë deri më tani
Paulo Fonseca është suspenduar për nëntë muaj nga LFP për veprimet e tij ndaj një gjyqtarit në ndeshjen Lyon-Brest.
Ai është pezulluar deri më 30 nëntor, pra për nëntë muaj.
Trajneri i Lyon u përfshi në një konfrontim të ashpër me gjyqtarin Benoit Millot gjatë një ndeshjeje të Ligue 1 kundër Brest.
Fonseca u përjashtua nga fusha, por gjërat u përshkallëzuan kur ai afroi kokën drejt ballit të arbitrit dhe i bërtiti në fytyrë.
Gjyqtari Millot më vonë foli për L’Equipe dhe tha se ndihej i frikësuar. Fonseca kërkoi falje më pas, duke pranuar se ishte “gjë e gabuar për të bërë”.
Për më tepër, ndalimi do të thotë se ai nuk mund të hyjë në dhomat e zhveshjes para 15 shtatorit, deri në sezonin e ardhshëm. Pra, ai nuk mund të jetë në dhomat e zhveshjes para ndeshjes apo mes pjesëve deri më 15 shtator.
Incidenti është konsideruar si një shkelje e rëndë e disiplinës dhe autoritetet franceze pritet të japin një dënim të konsiderueshëm. /telegrafi/