Interi fiton ndeshjen e parë ndaj Feyenoordit

Interi fiton ndeshjen e parë ndaj Feyenoordit

Sport March 05, 2025 - 20:41

Interi ka arritur të fitojë ndeshjen e pare ndaj Feyenoordit, në kuadër të fazes së 1/8-tës së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiiumin “De Kuip” përfundoi me rezultat 2-0.

Golat u shënuan nga Thuram (38’) dhe Lautaro Martinez (50’).

Nerazzurrët paten shansin edhe për golin e tretë përmes Zielinskit, mirëpo mesfushori humbi penalltinë.

Interi tashmë është me një këmbë në fazën tjetër, mirëpo duhet të presë të zhvillohet edhe ndeshja kthyese, ku më pas përcaktohet fituesi. /Zëri