Real Madridi fiton ngushtë ndeshjen e parë ndaj Atletico Madridit

Real Madridi fiton ngushtë ndeshjen e parë ndaj Atletico Madridit

Sport March 04, 2025 - 22:52

Kanë përfunduar tre ndeshjet e Ligës së Kampionëve, në kuadër të fazes 1/8-tës.

Real Madridi ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Atletico Madridit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Golat për Los Blancos i shënuan Rodrygo (4’) dhe Luis Diaz (55’), kurse për Atleticon realizoi Alvarez (32’).

Fitore ka shënuar edhe Arsenali me rezultat të thellë ndaj PSV Eindhovenit.

Ndeshja përfundoi me rezultat 7-1.

Kurse, ndeshja Dortmund – Lille përfundoi me rezultat 1-1.

Ndeshjet kthyese do të zhvillohen javën e ardhshme ku dhe përcaktohen saktësisht fituesit që sigurojnë kalimin tutje në Champions. /Zëri