
Aston Villa fiton ndeshjen e parë ndaj Club Brugges
Sport
March 04, 2025 - 20:42
Aston Villa ka arritur të shënojë fitore ndaj Club Brugge në ndeshjen e pare të fazes 1/8-tës së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Jan Breydel” përfundoi me rezultat 1-3.
Golat për Villën i realizuan Bailey (3’), Mechelle (82’) autogol dhe nga Asencio (88’).
Me këtë fitore, Aston Villa është me një këmbë në fazën tjetër teksa duhet të presë edhe ndeshjen e dytë që zhvillohet javën e ardhshme. /Zëri