Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun, para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun, para 71 mijë tifozëve në Berlin

Sport March 04, 2025 - 12:43

Emir Sahiti është duke kaluar muajt e parë te skuadra e madhe gjermane, Hamburg.

Sulmuesi kosovar iu bashkua klubit të madh gjerman në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, derisa pas vështirësive në fillim tani është bërë titullar i rregullt në formacionin bazë.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin nga Hamburgu, Sahiti tregon emocionet që kishte duke shënuar golin e parë me fanellën e Hamburgut, e që ishte në prani të 71 mijë tifozëve.

Hamburg mori fitore në udhëtim te Hertha Berlin 2-3, derisa Sahiti shënoi golin e fundit në një ndeshje që u përfol në gjithë mediat botërore për faktin se në nivelin e dytë të garave u mblodhën 71 mijë tifozë.

“Kam shënuar golin vendimtar ndaj Hertha Berlinit dhe ka qenë një ndjenjë e mirë të shënoj, edhe pse më rëndësi kishte fitorja”.

“Ka qenë një atmosferë shumë e mirë ku 20 mijë tifozë tanë ishin në Berlin dhe ishte një atmosferë fantastike”.

“Tani pres që të shënoj gol para tifozëve vendas. Unë jam sulmues anësor dhe priten gola e asistime nga unë. Gjithsesi unë gjithmonë qes skuadrën para vetës dhe rëndësi ka gjithmonë ecuria e ekipit”, deklaroi Sahiti për telegrafin.