
FFK-ja konfirmon miqësoren e Kombëtares së Kosovës më 6 qershor
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të grumbullohet në muajin mars për dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Islandës në Play-Off të Ligës së Kombeve.
Megjithatë në muajin qershor Dardanët tanimë kanë konfirmuar miqësoren e parë të vitit 2025.
Dardanët do të luajnë me Armeninë në muajin qershor dhe tanimë kjo miqësore është konfirmuar.
FFK-ja ka njoftuar se ndeshja me Armeninë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 6 qershor.
Përzgjedhësit Franco Foda do t’i shërbejë kjo miqësore për ta testuar ekipin për kualifikueset e Botërorit 2026, ku bëjmë pjesë në Grupin B me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
Kosova ka zhvilluar vetëm një ndeshje miqësore me Armeninë dhe atë në vitin mars të vitit të kaluar, ku fitorja u takoi Dardanëve me rezultat 0-1, falë golit nga Milot Rashica.