
Sot derbi i madh kosovar mes Prishtinës dhe Llapit nën ndriçimin e reflektorëve
Sot (e hënë) do të luhet takimi përmbyllës i xhiros së 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Me fillim nga ora 20:00, nën ndriçimin e reflektorëve, në stadiumin "Fadil Vokrri" do të takohen Prishtina dhe Llapi.
Dy ekipet në këtë takim do të hyjnë me qëllimin për të arritur objektivat e tyre, ku Prishtina po lufton për të vazhduar luftën për një vend që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm, teksa llapjanët po synojnë ikjen nga zona e rënies.
Bardhekaltërit kanë momentalisht 29 pikë dhe gjenden në pozitën e pestë në tabelë, teksa skuadra nga Podujeva është e parafundit me 22 pikë të grumbulluara pas 21 xhirosh.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar në ‘Zahir Pajaziti’ kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Për Llapin shënonte Ilir Blakçori, teksa për Prishtinën në çastet e fundit kishe realizuar për barazim të rezultatit Ardian Limani. /Telegrafi