Ballkani mposhtet nga Malisheva, Drita fiton ndaj Ferizajt

Ballkani mposhtet nga Malisheva, Drita fiton ndaj Ferizajt

Sport March 02, 2025 - 15:59

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës në kuadër të xhiros së 22-të.

Malisheva ka arritur të shënojë fitore 3-1 ndaj Ballkanit në stadiumin “Liman Gegaj”.

Golat për Malishevën i shënuan Arlind Veliu (23’), Drilon Hazrollaj (70’) dhe Altin Aliu (90+1’), kurse për Ballkanin realizoi Geralb Smajli (37’).

Me këtë fitore, Malisheva është e treat me 37 pikë, kurse Ballkani e dyta me 39 sosh.

Fitore ka shënuar edhe Drita me rezultat komod 2-0 ndaj Ferizajt.

Golat u shënuan nga Albert Dabiqaj (57’) dhe Veton Tusha (70’).

Me këtë fitore, Drita vazhdon kreun me 50 pikë dhe Ferizaj mbetet e shtata me 26 gjithsej. /Zëri