
Chelsea nis bisedimet për transferimin e yllit të Milanit, ofron 100 milionë euro
Në një përpjekje për të përforcuar skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm, Chelsea ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Rafael Leao, pasi po synohet transferimi i tij nga Milani.
Burime pranë klubit anglez kanë bërë me dije se bordi i Chelseat ka shfaqur interesim serioz për sulmuesin portugez, pasi e shohin atë si një pjesë të rëndësishme për ta përforcuar fazën ofanzive.
25-vjeçare ka shkëlqyer në Serie A që prej se iu bashkua Milanit në vitin 2019 nga Lille.
Shpejtësia e tij, aftësitë teknike, finalizimi i aksioneve, e kanë bërë njërin ndër lojtarët më të kërkuar në futbollin evropian.
Me një klauzolë të lartë lirimi, çdo negociatë për Leaon pritet të përfshijë një shifër afër 100 milionë eurosh, të cilën Chelsea është e gatshme ta paguajë.
Për Leaon, një kalim i mundshëm në Ligën Premier do të ishte një mision i ri në karrierën e tij premtuese.
Sipas mediumit spanjoll Fichajes, e ardhmja e Leaos pritet që të zgjidhet gjatë javëve në vazhdim dhe Chelsea tani është favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e tij.
Këtë sezon 25-vjeçari ka zhvilluar 24 ndeshje në kampionatin italian ku ka arritur të realizojë gjashtë gola dhe të asistojë në pesë të tjerë.