Gjilani fiton ndaj Suharekës, Feronikeli ’74 mposht Dukagjinin

Gjilani fiton ndaj Suharekës, Feronikeli ’74 mposht Dukagjinin

Sport March 01, 2025 - 15:55

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, në kuadër të xhiros së 22-të.

Gjilani ka arritur të fitojë në udhëtim te Suhareka me rezultat 1-2 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Golin për Suharekën e shënojë Endrit Krasniqi (45+2’), kurse për Gjilanin realizuan Senad Jaroviq (42’) dhe Edi Basa (54’).

Me këtë fitore, Gjilani është i katërti me 31 pikë, kurse Suhareka mbetet e gjashta me 26 sosh.

Fitore ka shënuar edhe Feronikeli ’74 ndaj Dukagjinit me rezultat minimal 1-0, në të cilën u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. Golin arriti ta shënojë Leart Zekollin në minutën e 90+7'.

Me këtë fitore, Nikli mbetet i fundit me 13 pikë, kurse Dukagjini i teti me 25 gjithsej. /Zëri